Ky deklarim u bë nga Beogradi, në konferencën e përbashkët për shtyp të ministres shqiptare të Turizmit me homologen serbe, Tatjana Matiç.
“Në vitin 2019 ne mirëpritëm 6.4 milionë turistë, nga të gjitha vendet e botës, përfshirë rajonin. Në vitin 2021, ku pritej të ishte një vit relativisht i mirë patëm 5.6 milionë turistë. Nga këta 5.6 milionë turistë, turizmi që erdhi nga Serbia ishte shumë i rëndësishëm, sepse pësoi një rritje me 110%, krahasuar me vitin 2019′, tha ajo, transmeton Albinfo.ch.
Sipas ministres shqiptare, këto shifra janë arritur si rezultat i komunikimit më të mirë brenda Ballkanit të Hapur, i cili krijon frymën e komunikimit që është e nevojshme për turizmin.