Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ai në emër të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë ka falënderuar deputetët shqiptarë.
“Jam dëshmitar i miqësisë së vërtetë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë, por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor. Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përkushtim”, tha Xhaferi.