Një valë tërmetesh të fuqishme po bien në disa vende të botës këtë javë.
Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8, ndërsa pak ditë më parë u prek Turqia, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër tërmet është shënuar ditën e sotme në detin Adriatik, pak minuta më parë, 3.4 ballë.
E ndërsa në Turqi kanë qenë të vazhdueshme, duke filluar nga 2.5 ballë e duke vazhduar në 4.0 ballë.
Kujtojmë se ditën e djeshme u godit edhe Indonezia nga një tërmet 6.8 ballë, i cili sipas raportimeve, mësohet të ketë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur.
Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.