Skip to content

Shqipëria kundër Turqisë

Shqipëria do të luajë një miqësore përballë kundër Turqisë. Ndeshja do të zhvillohet më 13 nëntor në Antalia, shkruan albinfo.ch. Kjo do të jetë miqësorja e parë për trajnerin Christian Panucci, i cili ka drejtuar Shqipërinë në katër ndeshje, ku ka një fitore, një barazim dhe dy humbje. Kjo miqësore duket se do të jetë […]

Shqipëria do të luajë një miqësore përballë kundër Turqisë. Ndeshja do të zhvillohet më 13 nëntor në Antalia, shkruan albinfo.ch.

Kjo do të jetë miqësorja e parë për trajnerin Christian Panucci, i cili ka drejtuar Shqipërinë në katër ndeshje, ku ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Kjo miqësore duket se do të jetë e vetmja për kuqezinjtë në muajin nëntor dhe do t’i shërbejë për të testuar edhe disa lojtarë të rinj.

Shqipëria në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018” ishte e treta në grupin e saj, pas Spanjës dhe Italisë, duke mos arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror.