Skip to content

Shqipëria, vendi me më së paku vjedhje të shtëpive në Evropë

Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në Evropë. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë një adresimi publik, ai theksoi se siguria vlerësohet shumë edhe nga turistët që vizitojnë vendin, përcjell albinfo.ch. “Gjëja që e dëgjon nga të gjithë ata që vijnë turistë në Shqipëri është siguria. Siguria […]

Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në Evropë. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë një adresimi publik, ai theksoi se siguria vlerësohet shumë edhe nga turistët që vizitojnë vendin, përcjell albinfo.ch.

“Gjëja që e dëgjon nga të gjithë ata që vijnë turistë në Shqipëri është siguria. Siguria do të bëhet një mall gjithmonë e më i shtrenjtë në Europë. Ku sot habitesh, por është shumë e thjeshtë dhe ndodh shumë shpesh që vijnë të huajt këtu dhe thonë, vjen natën dhe nuk ke asnjë ndjesi pasigurie. Dilni njëherë natën, ku të duash”, tha Rama.