Shqipëria ka raportuar dy infeksionet e para të konfirmuara me koronavirusin e ri.
Të infektuarit janë një burrë dhe djali i tij, të cilët ishin kthyer kohët e fundit nga Italia.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri tha më 9 mars, se që të dy, ishin në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se kishin komplikime të shëndetit.
Rreth 400,000 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.
Italia ka qenë vendi evropian më i prekur nga virusi COVID-19 që filloi në Kinë, por është përhapur në të gjithë botën.
Italia, e cila ka konfirmuar 7.300 infeksione dhe 366 vdekje, ka futur rreth 16 milionë njerëz në karantinë, për gati një muaj, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.
Muzetë, kinematë, qendrat tregtare janë mbyllur në të gjithë vendin.