Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, porosit të gjithë drejtuesit e policisë se duhet të kenë kujdes, pasi ka përpjekje për riaktivizimin e kultivimit të kanabisit.
Ai tha se nëse deri në 15 qershor çdo bimë e kapur është meritë e tyre, pas kësaj date, çdo gjë e kapur është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e policisë, transmeton albinfo.ch.
“Lufta nuk është e përfunduar. Kemi pasur beteja të fituara me sukses falë përkushtimit të strukturave, por kjo nuk është arsye për relaks. Kërkohet angazhim i madh, thellim i punës me qëllim që të shuhet çdo përpjekje në embrion që synon të riaktivizojë kultivimin e kësaj bime narkotike”, ka thënë ministri.
Lleshaj ka kërkuar nga policia të bëhen me rigoroze.