Komisioni i Apelit iUEFA-s ka refuzuar të martën mbrëma, ankesën e Federatës Shqiptare të Futbollit që Shqipërisë t’i jepen tri pikë në tavolinë për ndeshjen me Serbinë që u ndërprerë në minutën e 42 të lojës. Po ashtu Apeli ka vendosur që edhe Serbisë t’i merren tri pikë për organizim të lojës.
Në vendimin e UEFA-s ndër të tjera shkruhet: “Apeli i FSHF-së është refuzuar. Vendimi origjinal i CEDB mbetet në fuqi”, shkruan express.
Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur që ndeshja e ndërprerë më 14 tetor në stadiumin e Partizanit në Beograd të regjistrohej 3:0 për Serbinë, ndërsa kësaj të fundit ia kishte hequr tri pikë dhe kishte vendosur që dy ndeshjet e ardhshme si vendas, Serbia t’i luajë pa shikues.
Por, shpresat e të dyja palëve u shuan të martën, pas mbledhjes maratonë të Komisionit të Apelit, i cili nuk gjeti fakte të mjaftueshme për ta shfuqizuar vendimin e Komisionit Disiplinor.
Madje vendimi i sotëm i Apelit e lë në fuqi edhe gjobën prej 100,000 eurosh që duhet ta paguajnë të dy kombëtarët.