Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaron se do të mbështetet financiarisht rimbursimi 100% i paketës bazë për trajtimin ambulator në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Manastirliu thekson se qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 1.2 miliardë lekë për 2 skema të mjekimit falas në familje për të prekurit nga koronavirusi, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.
Skema 1 e trajtimit përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni, ndërsa skema 2 përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov 2.
Qytetarëve u bëhet apel që të mos dëmtojnë shëndetin dhe buxhetin e tyre me receta WhatsApp-i, por të lidhen me mjekun e tyre të familjes.