Lajmin Cakaj e ka bërë të ditur me anë të një postimin në llogarinë e tij në Facebook.
“Ky vendim u shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tri komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti”.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi”, ka shkruar ai, transmeton kultplus, përcjell albinfo.ch.