Hakil Osmani, nga Meteoalb, tha se qarqe si Berati, Elbasani dhe Shkodra pritet të jenë më të nxehtat këtë javë.
Situata e zjarreve në Shqipëri duket se nuk do të favorizohet shumë, sidomos nga era, që sikurse tha Osmani do të ketë fuqizime gjatë mesit të ditëve duke krijuar probleme në zonat ku ka vatra flakësh.
Të mërkurën në veri dhe verilindje parashikohen shi, shumë më pak në jug.
Osmani tha se krejt ndryshe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë më tepër reshje dhe temperaturat nuk do të shkojnë mbi 38 gradë celsius.