Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me përqindjen më të madhe të azilkërkuesve që akoma s’kanë marrë përgjigje se a mund të qëndrojnë në vendet e Evropës apo jo.
“Pew Research Center” ka publikuar një studim të ri në të cilin ka njoftuar se 89 për qind e azilkërkuesve nga Shqipëria në dy vitet e fundit akoma janë në pritje të një përgjigje përfundimtare, ndërsa sa i përket kosovarëve përqindja është 77, shkruan The Guardian.
Sipas raportimit, 1.1 milion azilkërkues në dy vjetët e fundit janë në pritje të një përgjigje përfundimtare, ndërsa Hungaria dhe Greqia janë dy shtetet që po procedojnë më së ngadalti kërkesat për azil.
Sa i përket Zvicrës, 55 për qind e azilkërkuesve në këtë vend akoma janë në pritje të një përgjigje.