Fishekzjarret e hedhura nga tifozët shqiptarë në ndeshjen Itali-Shqipëri, i kanë kushtuar shumë Federatës Shqiptare të Futbollit, njofton albinfo.ch.
Federata italiane është dënuar me 15 mijë franga zvicerane, ndërsa dënimi shumë herë më i madh ka qenë për Shqipërinë e cila do të paguajë 100 mijë franga zvicerane gjobë.
Kjo nuk është hera e parë që Federata shqiptare dënohet, dhe po dënohet për shkak të tifozëve.