Vjen fitorja e parë për Shqipërinë në kualifkimet për Euro 2024. Kuqezinjtë kanë mundur Moldavinë 2:0 në Tiranë në stadiumin e mbushur me tifozë, që krijuan atmosferë të bukur sportive, shkruan albinfo.ch.
Vendasit dominuan, por goli erdhi në minutën e 52-të me anë të Jasir Asani, i cili shënoi një super gol nga distanca.
Goli i bukur ishte edhe i Nedim Bajramit në minutën e 76-të.
Ndeshja e ardhshme është ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.