Ndeshja Shqipëri-Norvegji ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Shqipëria ka udhëhequr nga minuta e 41 me rezultatin 1:0, me golin e Valdet Ramës. Por në minutën e 78 rezultati u përmbys pasi Norvegjia përmes Høgli-t shënoi golin e barazimit. Duke humbur dy pikë, Shqipërisë i janë zbehur shanset për kualifikimi në botërorin 2014 në Brazil.
Tifozët kuq e zi kishin ndezur atmosferën në Tiranë, në pritje të ndeshjes së mbrëmjes, Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kampionatin botëror Brazil 2014. Rreth 18 mijë shikues kanüe ndejkur ndeshjen.