Shqipëria, në shenjë solidariteti me Kosovën, anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP
0 Likes0 Share
Shqipëria ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e SEECP në shenjë solidariteti me Kosovën, përcjell albinfo.ch. Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj. Përmes një postimi në Twitter, Cakaj e ka quajtur të papranueshëm trajtimin e Kosovës nga ana e organizatorëve. “Trajtimi i Kosovës nga […]
Shqipëria ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e SEECP në shenjë solidariteti me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.
Përmes një postimi në Twitter, Cakaj e ka quajtur të papranueshëm trajtimin e Kosovës nga ana e organizatorëve.
“Trajtimi i Kosovës nga ana e organizatorëve është i papranueshm dhe kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, ka shkruar Cakaj, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ai ka përdorur hashtag-un “Ne qëndrojmë së bashku”.
?? cancels its participation at SEECP Summit in solidarity with ?? Its treatment by the organisers is unacceptable & goes against the aim of creating an atmosphere of trust, good neighbourly relations & stability. There is no cooperation without equal treatment #westandtogether