Në një postim në rrjetet sociale, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vjetët e ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj pret që Shqipëria të jetë mbështetje e fortë për Kosovën.
“Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve. Urime!”, ka shkruar Haradinaj.
Shqipëria është bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dy vjetët të ardhshme. Ajo u mbështet nga 175 vende anëtare, nga 190 që morën pjesë në votim.