Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë ka njoftuar qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, më 19 dhe 26 gusht, shkruan TopChannel, përcjell albinfo.ch. Sipas njoftimit, kjo është mundësuar për të lehtësuar shërbimin për qytetarët që kanë ardhur për […]
Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë ka njoftuar qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, më 19 dhe 26 gusht, shkruan TopChannel, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, kjo është mundësuar për të lehtësuar shërbimin për qytetarët që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.
Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë njoftohet se merr vetëm pak minuta kohë, teksa thuhet se kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.