Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë me Covid-19, të moshave 50-76 vjeç kanë humbur jetën, duke e çuar në 1,567 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2698 testime të realizuara, 775 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë situata paraqitet shqetësuese në 4 spitalet e Covid, ku aktualisht po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.