Autoritetet policore të Tiranës njoftuan sot se kanë goditur një grup që merrej me trafik të lëndëve eksplozive.
Sipas burimeve nga mediat në Shqipëri, trafiku i armëve dhe lëndëve eksplozive bëhej nga Kosova në Shqipëri. Policia mësohet se ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive. Kontrollet policore u realizuan në Kamzë dhe në një objekt në Bathore.
Në aksion kanë marrë pjesë RENA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare. Sipas burimeve, janë ndaluar 7 persona, mes të ndaluarve ka edhe shtetas nga Kosova.