Në rast se pasagjeri nuk është i vaksinuar me një nga këto vaksina, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet. Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes”, bën të ditur TIA.