Remitencat e emigrantëve dërguar në 6-mujorin e parë të këtij viti në Shqipëri shënuan vlerën 340 milionë euro.
“Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, remitencat janë rritur me 25% dhe me vitin 2019 rritja është 2.2%”, bën të ditur raporti i Bankës Shqiptare, transmeton Albinfo.ch.
Por nga vijnë më shumë këto remitenca?
Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten vendet kryesore prej nga dërgohen paratë në Shqipëri, por, vitet e fundit, po rriten edhe paratë e ardhura nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.