Qytetarët nuk kanë një vlerësim të mirë për mbështetjen që qeveria i ka ofruar ekonomisë dhe qytetarëve gjatë pandemisë.
Në sondazhin e dytë të Euronews Albania dhe MRB, tregohet se 55.5% e qytetarëve kanë qëndrimi disi negativ dhe shumë negativ për ndihmën që ka ofruar qeveria. Vlerësim shumë pozitiv kanë shprehur 8.9% e qytetarëve ndërsa mendim disi pozitiv kanë 35.3%, transmeton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.
Kështu në total janë 44.2% e të pyeturve që kanë mbajtur një qëndrim pozitiv mbi ndihmën e ofruar gjatë pandemisë, dhe e krahasuar me sondazhin e parë ka një rënie me gati 5 pikë (49%).
Ndërkohë 23.2% e qytetarëve thonë se kanë qëndrim disi negative për mbështetjen e qeverisë dhe 32.3% kanë mendim shumë negative.
Në total, 55.5% nuk kanë vlerësim të mirë për atë që qeveria ka ofruar duke pasur një rritje në krahasim me sondazhin e parë (50.4%).