Policia e Vlorës ka njoftuar se ka referuar materialet në Prokurori ndaj një shtetasi për veprën penale “Kanosja”. Ai është pronar i një televizioni në Vlorë dhe u denoncua nga gazetarja e cila tha se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar.
Bëhet fjalë për rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.