Gjatë javës së kaluar në Shkodër është rinovuar një park dhe janë përuruar disa objekte për të rinj e për të moshuar në Këlcyrë, shkruan albinfo.ch.
Nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri kanë njoftuar se projektet janë zhvilluar në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal dhe janë bashkëfinancuar nga Zvicra dhe Austria.
“Ato ishin pjesë e një skeme grantesh, e cila u shërben bashkive për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të fituar përvojë në zbatimin e projekteve dhe thithjen e fondeve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjatë përurimeve ka qenë i pranishëm edhe ambasadori zviceran, Adrian Maitre.
“Ndërsa Shqipëria bën hapa përpara drejt integrimit në BE, kërkohet një shpërndarje e barabartë e zhvillimit ekonomik mes rajoneve të ndryshme”, citohet të ketë thënë ai, përcjell albinfo.ch.
