Ka vazhduar edhe sot protesta e opozitës në Tiranë derisa pushteti ka vazhduar me seancë plenare të Kuvendit. Kryeministrii Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk do të ketë negociim për mandatin e dhënë nga populli.
Rama tha se pozita është e gatshme për dialog dhe dora mbetet e shtrirë por se nuk negociohen rregullat themelore.Protestuesit ndërkohë I kanë vënë zjarr gomave dhe karikatura të bëra për Ramën.
Ndërsa një ditë pasi morën mandatin e deputetit nga KQZ, 4 deputetët në listat e LSI janë betuar në seancën e Parlamentit, përcjell albinfo.ch
Deputetët e rinj janë Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi. Pozita I ka mirëpritur me duartrokitje deputetët e rinj. Ata u bënë pjesë e Kuvendit pas dorëzimit të mandave nga deputetë të tjerë të opozitës.