Godina e Kryeministrisë së Shqipërisë është blinduar pas thirrjeve për protestën e paralajmëruar nga opozita.
Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit, transmeton albinfo.ch.
Dyert e ndërtesës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.
Protesta është thirrur nga kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha sot në orën 18:00.