Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se njё numёr rekord turistёsh kanё vizituar Shqipёrinё, pёr periudhёn nga data 1 deri 15 gusht.
“Nga data 1-15 gusht kanë hyrë 859 mijё e 316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, domethёnё para pandemisë”, ka shkruar Rama, në postimin të cilit i ka bashkёngjitur njё fotografi tё njё panorame nga avioni, me imazhe tё jugut tё Shqipёrisё.
Gjatë këtij sezoni veror Shqipëria pati një fluks të lartë pushuesish, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, raporton Albinfo.ch.
Madje ishte në qendër të mediave ndërkombëtare për rivierën e bukur që ofron dhe njëkohësiaht edhe çmimet e lira.