Përgjatë 24 orëve të fundit në vend ka pasur një rritje të numrit të personave të prekur me Covid19, ku nga 3353 testime, 1563 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një qytetar nga Tropoja, 87 vjeç, ka ndërruar jetë për shkak të covidit në 24 orët e fundit.
Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë. /TCH