Është caktuar vendi ku do të zhvillohet miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në qytetin e Hartbergut.
Ndeshja pritet të luhet më 29 maj në një stadium me kapacitet prej 6 mijë vendesh. Miqësorja me Katarin është e dyta për Shqipërinë pas ndeshjes së luajtur më 2012-ën, shkruan albinfo.ch.
Pas kësaj ndeshjeje futbollistët kuqezi do të udhëtojnë drejt Italisë për të luajtur miqësoren e dytë me Ukrainën. “Kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 2 qershor do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos “Attleti Azzurri” miqësoren e dytë kundër Ukrainës. Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Evropianin e Francës”, njofton FSHF.