Ruçi, iu drejtua me një thirrje drejtuesve të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.
Shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve iu përgjigjën menjëherë thirrjes dhe kanë marrë masat përkatëse.
Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën përveç Guvernatorit Gent Sejko, edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rrethev e të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020.
Thirrjes së Kryetarit të Kuvendit i janë përgjigjur pozitivisht anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli. Njëkohësisht KLDGJ u përcolli thirrjen e z. Ruçi të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.
Thirrjes së Kryetarit të Kuvendit i janë përgjigjur deri tani edhe Avokatia e Popullit, Erinda Ballanca, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj, Autoriteti i Mediave Audioviozive, Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi; Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli dhe anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik, Lindita Skeja.