Sipas saj, masat që janë parashikuar është që çadrat të vendosen në një hapësirë prej 3.5 metra, si dhe distanca në det duhet të jetë 3 metra.
“Nëse do shkosh të marrësh diçka në bar apo restorant, duhet të ruash distancën 2 metra për person. Në tavolinat e restoranteve duhet të ketë minimum 4 persona për 10 metra katrorë. Dhe 1 metër në distancë nga personi në person. Do të ketë ndryshim dhe shërbimet e bufesë të mëngjesit. Do të ofrohen kryesisht shërbimet në dhoma. Si dhe do të çdo hotel duhet të përcaktojë një kordinator anti COVID-19”, tha ajo në Ora News.