Ambasada Gjermane po tregon solidaritet së bashku me Kryqin e Kuq, duke shpërndarë ushqime për familjet në nevojë në Shqipëri. Në këtë kohë pandemie shumë njerëz janë veçanërisht të goditur nga kriza e Coronas në Shqipëri.
Për këtë arsye Ambasada Gjermane e mbështet punën e Kryqit të Kuq Shqiptar.
“Në këtë mënyrë ne mund të ndihmojmë njerëzit që jetojnë vetëm dhe familjet në nevojë në rrethin e Durrësit, Elbasanit dhe Beratit. Gjithsej 120 familje do të përfitojnë nga pakot me ushqime gjatë tre muajve të ardhshme”. /Albinfo.ch


