Shqipëria deri në fund të shtatorit eksportoi 57.9 milionë euro produkte bujqësore më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shifrat i bëri të ditura kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke theksuar se këto janë fakte që dëshmojnë se bujqësia nuk është një sektor i braktisur, siç pretendohet nga ekranet e televizioneve, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri informoi se në sasi u eksportuan mbi 50 mijë tonë më shumë produkte bujqësore në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
“Po të hyjmë në brendi të shifrave, 37.6% të sasisë e përbën eksporti i frutave dhe perimeve. Këto janë shifrat e faktet”, tha Rama.