Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi se 8 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 2997 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 562 persona.
Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.