Nga 333 testimet e kryera me të dyshuar të prekur me Covid-19, janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët, si dhe raste të reja në proces hetimi.
Një prej 5 rasteve që kanë rezultuar pozitiv në Korçë mësohet se është banor i Vloçishtit dhe ndodhet në spitalin “Nënë Tereza”, ku edhe është infektuar, ndërsa 4 rastet e tjera pozitive janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive dhe janë karantinuar në shtëpi.
Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave nga qytetarët. Kujtojmë se një ditë më parë u shënuan 82 raste pozitive me koronavirus.