Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar bilancin e COVID 19 për 24 orët e fundit.
Nga 937 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 427 qytetarë.
Fatkeqësisht, është shënuar edhe një humbje jete.
Gjithashtu, 789 persona janë shëruar nga infeksioni.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.