Autoritetet shëndetësore të Shqipërisë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1276 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, një 87-vjeçar nga Elbasani”, thuhet më njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.