Një person 41-vjeçar ka vdekur dje në QKUK, si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në mbrëmjen e 17 janarit në fshatin Runik të Skënderajt.
Për shkeljet e rregullave në trafik gjatë ditës së shtunë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 92 tiketa.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 20 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit, shkruan rtv21.tv, përcjell albinfo.ch.