Qeveria boliviane ka nacionalizuar pronën mbi minerën e koncernit zviceran Glencore, gjegjësisht të një filiale të saj që vepronte në këtë shtet latinoamerikan.
Miniera e zingut, e administruar nga Glencore në Colquiri, 160 kilometra nga kryeqyteti La Paz,i është dorëzuar një koncerni shtetëror të Bolivisë, ka deklaruar ministri përgjegjës i këtij shteti.
Miniera qe pushtuar para dy javësh nga minatorët, me ç`rast kishte ndodhur edhe një konflikt në mes të dy grupeve të punëtorëve. Për të qetësuar gjendjen, policia kishte dërguar atje qindra policë.
Miniera qe privatizuar dhe blerë nga filiala e koncernit zviceran në vitin 2005.