Xhelati 28-vjeçar, Daniel H., e kishte mashtruar Lucie për ta sjellë në banesën e tij kinse për një kasting fotografish. Në vend të kësaj, Daniel H. e godet Lucie-n dhunshëm për vdekje dhe e pret në qafë mizorisht.
Në një prononcim për të përditshmen “Le Matin”, prindërit e martirizuar të Lucie nga Friburgu shpresojnë që vrasësi mizor i vajzës së tyre, Daniel H., të dënohet me burgim dhe me internim të përjetshëm gjatë gjykimit që do të mbahet mbrenda 5 ditëve në distriktin e Baden (AG).
Daniel H., toksikoman dhe alkoolik, para vrasjes së Lucie kishte provuar t’i mashtrojë më shumë se 110 vajza të reja në të njëjtën mënyrë.