4 të rinjtë nga Kalaja e Dodës, të cilët bashkë me 2 policët kufitarë dhe grupin e kërkim shpëtimit malor të Kosovës ditë më parë shpëtuan 2 turistë zviceranë në malin e Korabit, janë nderuar me mirënjohje.
Për këtë akt human ata pranuan certifikata mirënjohje nga Bashkia e Dibrës.
Policët Ramadan Përzhilla, Tefik Istrefi, si dhe banorët Pëllumb Lamallari, Korab Visha, Alfred Lita dhe Zekri Brika, sfiduan temperaturat -25 gradë në bjeshkët e Korabit për të shpëtuar turistët.
Të gjithë së bashku me grupin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe reaguan në kohë rekord duke u ardhur në ndihmë çiftit zviceran.