Një koalë i mbijetoi udhëtimit prej 16-kilometrave në Australi, duke u futur në boshtin e një automjeti, para se shoferi të ndalej dhe të dëgjonte britmat e kafshës së traumatizuar.
Koala femër, ishte zvarritur në harkun e rrotave, derisa makina ishte parkuar në periferi të Adelaide, qytet kryesor i Australisë së Jugut. Shoferi menjëherë thirri zjarrfikësit, në mënyrë që të shpëtohet kafsha e egër. Zjarrfikësit punuan në heqjen e rrotës, me ç’rast koala u lirua.
Koala është në listën e kafshëve të rrezikua në Australi. Ekzistojnë më pak se 100,000 kafshë të tilla në këtë shtet.