Mjeti i lundrimit u kap në afërsi të brigjeve të qytetit al-Khoms. Migrantët, nga Sudani, Egjipti, territoret palestineze, Siria dhe Pakistani, u dërguan nga autoritetet në qytetin al-Khoms, ku kanë marrë asistencë shëndetësore dhe humanitare, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Ky fakt është bërë i ditur edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantë, përmes një postimi në Twitter.
Libia viteve të fundit është bërë rrugë tranziti për migrantët, shumica nga Afrika, që duan të arrijnë përmes detit në Evropë.