Një shpërthim në qendër të Parisit la të lënduar disa persona si dhe shkaktoi dëme në vetura dhe ndërtesa.
Autoritetet deklaruan se shkaktar i shpërthimit të madh mund të jetë një rrjedhje gazi në një furrë buke, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë kërkuar nga banorët të qëndrojnë larg zonës, për të mundësuar qasjen e shërbimit emergjent.
Parisi dhe qytetet e tjera franceze janë përgatitur për protesta të reja antiqeveritare këtë fundjavë nën organizimin e Xhaketave të Verdhja, me rreth 80,000 policë në gjendje gatishmërie.