Mëngjesin e sotëm në Serbi ka ndodhur një shpërthim, në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Në kompaninë EDePro, në periferi të Beogradit, shpërthimi ndodhi në një makineri që po prodhonte karburantet, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar apo viktima nga shpërthimi”, u tha në njoftim.
Sipas njoftimit si masë mbrojtëse, autoritetet kanë mbyllur një dalje në një autostradë që gjendet afër fabrikës ku ndodhi shpërthimi.
Sipas ueb-faqes së EdePro, kjo kompani ofron zgjidhje për pajisje të ndryshme të industrisë së mbrojtjes, sikurse raketat, motorët raketorë dhe dronët.
Vendi ku gjendet fabrika, i quajtur Leshtani, ndodhet 15 kilometra në lindje të Beogradit.