Makina e politikanit lokal gjerman të të majtës (Die Linke) Michael Richter është bërë cak i një sulmi me mjet shpërthye në natën në mes të së dielës dhe të hënës. Richter është kryetar i grupit të partisë së tij në asamblenë e komunës Freital.
A thotë për mediet gjermane se e ka tronditur nga gjumi një krismë e fuqishme para shtëpisë së tij që është dëgjuar rreth orës 0.45. Menjëherë pas kësaj kanë ardhur forcat e sigurisë dhe kanë bërë sigurimin e gjurmëve.
“Ka ndodhur një shpërthim”, e ka vërtetuar një zëdhënëse e policisë lajmin. Policia, për nevoja të hetimeve e ka konfiskuar makinën.
Richter qe bërë i njohur për udhëheqjen e protestave kundër ekstremistëve që sulmonin azilkërkuesit në Gjermani dhe për këtë kishte marrë edhe disa kërcënime me vdekje. “Unë i kam bashkorganizuar aktivitetet Pro-Asyl në Freital. Jam fare lart në listën e ekzekutimeve”, ka thënë Richter.