Një shpërthim ka ndodhur pranë një stacioni treni në qytetin Mynih të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Referuar medieve gjermane, supozohet se bëhet fjalë për një bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.
Thuhet më tej, gjatë shpimit, punëtorët e ndërtimit hasën në një mjet shpërthyes 250 kilogramësh të fshehur në tokë.
Dhe kështu erdhi deri te shpërthimi, nga i cili thuhet se janë lënduar tre persona.
Sipas njoftimit nga policia, thuhet se shpërthimi pasoi një zhurmë të fortë pranë Donnersbergerbrucke, më pas është formuar një kolonë tymi.