Në një kohë shumë të shkurtër, sipas premtimit të dhënë, në ditën e hapjes të shkollës shqipe në Aschaffenburg iu dorëzuan nxënësve të dy klasave paralele kompletet e librave të nivelit të parë: Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare.
Është një gëzim dhe një kënaqësi e papërshkruar teksa sheh fëmijët e lumtur të marrin në duar tekstet mësimore në gjuhën amtare.
Ishin përfaqësuesit e Kryesisë të LAPSH-it, z. Armend Ismaili dhe z. Xhymshit Tafa, si dhe koordinatori për Bavarinë, z. Selim Hoti, të cilët udhëtuan personalisht drejt Aschaffenburgut për t’ua dorëzuar kompletet e teksteve mësimore nxënësve dhe mësueseve.
Në fjalën e tyre përshëndetëse, përfaqësuesit e LAPSH-it u uruan të dy mësueseve suksese në misionin e tyre fisnik në ruajtjen e përhapjen e gjuhës shqipe dhe të trashëgimisë kulturore në brezat e rinj, të cilët po rriten ne diasporë.
Përmes emicioneve e premtimeve për angazhimin në punën e tyre, mësueset morën librat në dorëzim, me dëshirën e mirë për rritjen e numrit të nxënësve në vijim.
Me respekt,
Irma Koka