Manchester City nuk dëshiron t’i lëshojë talentet që llogaritë në ta, dhe njëri ndër lojtarët me të ardhshme të ndritur është edhe Arijanet Muriqi.
Portieri i Kosovës ka qenë i rregullt në Carabao Cup këtë sezon, duke dhënë kontribut të çmuar në kualifikimin e Cityt deri në gjysmëfinale, ku janë shumë afër finales.
Muriqi ka edhe dy vite kontratë me ‘Qytetarët’, megjithatë, skuadra angleze i ka ofruar një kontratë të re, përcjell albinfo.ch.
Mendohet se Muriqi paguhet rreth 3 mijë funte në javë, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të trefishohet, duke iu afruar madje 10 mijë funteve në javë.
Arijenet Muriq u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas lëndimit të Bravos. Rastin që iu paraqit për të treguar cilësitë e tij e shfrytëzoi në maksimum e tashmë City e konsideron portierin e së ardhmes.